Policia e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një i dyshuar se ka shtënë me armë zjarri në fshatin Sopije të komunës së Suharekës.
Policia tha se informatën për të shtënat me armë e kanë pranuar gjatë të shtunës[dje].
“Njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin me inicialet F.R. (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë e llojit HS-9 SUB COMPACT e kalibrit 9x19mm, një karikator dhe pesë gëzhoja”, shkruan në kumtesë.
Aty tutje thuhet se lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e cilësoi “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.