Një person në Prishtinë është plagosur me armë zjarri, kjo ka ndodhur në rrugën “Anton Çeta”.
Viktima thuhet se është dërguar për tretman mjekësor.
Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, për Dukagjinin e cila ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
“Sot rreth orës 06:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Anton Çetta”. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.”