Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi fluksin e automjeteve në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas raportit të orës 07:38, në pikën kufitare të Merdares sot janë regjistruar pritje të konsiderueshme për dalje nga vendi. Koha e pritjes në këtë pikë kufitare varion nga 20 deri në 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur gjatësinë prej rreth 100 metrash.
Në anën tjetër, hyrja në Kosovë përmes kësaj pike kufitare është më e shpejtë, me kohë pritjeje që varion nga 5 deri në 10 minuta.
Kurse te pika kufitare te Dheu i Bardh, daljet po zgjasin deri në një orë, teksa kolonat janë deri në 500 metra.
Në pikat e tjera kufitare, si për hyrje ashtu edhe për dalje, koha e pritjes është raportuar të jetë më e shkurtër, duke variuar nga 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona të gjata.