Të “turpshme” dhe “kriminale” e quan Bajrami konferencën e VV-së për rastin Dehari

Deputetja Hykmete Bajrami e kritikoi aksionin e Lëvizjes Vetëvendosje para Prokurorisë Speciale për rastin e Astrit Deharit, duke e quajtur konferencën si të turpshme dhe kriminale. Ajo akuzoi LVV-në për shpërfilljen e humbjes dhe djegies së mostrave të Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj konferencës nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) para Prokurorisë Speciale të Kosovës për rastin e Astrit Deharit.

Në një postim në Facebook, Bajrami e quajti “turpshme dhe kriminale” konferencën e LVV-së, duke e akuzuar këtë parti për shpërfilljen e disa aspekteve kyçe të rastit.

Bajrami theksoi se VV-ja nuk ka përmendur humbjen e mostrave të Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), që është nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë. Ajo gjithashtu kritikoi mospërmendjen e djegies së IML-së, që ndodhi gjatë periudhës që LVV-ja është në pushtet.

“Ndjej dhimbje në shpirt për Astrit e Arbnor Deharin. Për prindërit e tyre, për gjithë familjen e tyre.

Drejtësia duhet të shkojë deri në fund.

E turpshme dhe kriminale që sot Sami Kurteshi në emër të LVV-së nuk e përmendi faktin se në kohën kur këta vetë po qeverisin, kanë ndodhur edhe ngjarje të tjera lidhur me këtë rast.

Në koferencën që sapo përfundoi, Vetëvendosje nuk tha asnjë fjalë për humbjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore që është nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Asnjë fjalë për djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika