Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës [SHBA] në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Në këtë takim kanë diskutuar për tema të ndryshme, fillimisht për çështjen në fushën e sigurisë, pastaj konsilodimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe për datën e zgjedhjeve të përgjithshme në vend.
Në takim, Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë si dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtutjeshëm të pozitës ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.
Tema tjetër e diskutimit ka qenë edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe për përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm.
“Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.