“Udbashi më tha do ta dhunojmë gruan para fytyrës”, Selatin Novosella përballë udbashëve

Selatin Novosella, ish-i burgosur politik, ka rrëfyer në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini torturat e rënda të udbashëve

Selatin Novosella, ish i burgosur politik në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini

Selatin Novosella, ish-i burgosur politik, ka rrëfyer në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini torturat e udbashëve.

“Kena me ta mar gruan, kena me ta dhunu para syve të tu, ty kena me të lidhë për radiatori, ne kemi me u ba 3 a 4 e kena me dhunue para syve tu. Avokat s’ke, shok në dhomë s’ke, shëtitje s’ke, libër s’ke dhe je i mbyllun,” rrëfej Novosella.

Ai ka treguar se për mbi 5 muaj nuk e ka parë diellin.

“Unë për 5 muaj e 3 ditë, asnjë ditë nuk e kam pa diellin… kur kom marrë vesh shokët e mi me ka 7-8 muaj e 10 muaj kishin qenë[të dënuar në atë formë]”.

Një formë tjetër e dhunës psiqike ishte edhe kërcënimi me t’i largu të gjithë familjarët nga puna.

“Çfarë presioni. Krejt fëmijtë që i keni nëpër shkolla e studime, kemi me i qit prej atyhit”.

Sipasa tij, kulmi i krejt kësaj ishte konstatimi i udbashëve “sa ke me u dënu unë nuk e di…ishin hala hetimet, a do të dënohesh 10 apo 15 vjet të shohim… por kur del prej burgut, nëse del, familja jote s’ka me të pranu te shpija, fëmijët e mahallës kanë me të gju me gurë, kan me fishllu se ti ki me u çmend nëpër burgje”, ka rrëfyer ndër të tjera Novosella.

Ai ka thënë se për fatin e madh tani ish-të burgosurit e kanë arritë qëllimin, kan arritë atë që e kanë synuar [shtetin e pavarur të Kosovës], kurse për udbashët ka thënë se “ata sot janë të vdekur fizikisht ose të vdekur moralisht nëse kanë pasur moral ose të vdekur politikisht se kanë përfundu”.

“Ne jemi fitimatarët”, ka thënë Novosella derisa ka thënë se rrëfimi i tij nuk duhet të meret si akuzë, por se duhet të dihet se “rruga e lirisë së Kosovës nuk ishte me lula e shtrume, ishte e vështirë, ishte e gjatë”.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika