Novosella thotë se gjyqtarët që dënonin shqiptarët merrnin grada

Në një rrëfim në “Debat Plus”, Selatin Novosella ka treguar se të gjithë ata gjyqtarë që kanë dënuar shqiptarët avancoheshin

Selatin Novosella

Në një rrëfim në “Debat Plus”, Selatin Novosella ka treguar se gjyqtari i cili e dënoi për herë të parë në vitin 1968 ishte Nazmi Juniku.

“Ishte kryetar i gjyqit të qarkut…jemi dënu me nga 5 vjet burg të rëndë…ata anë bërë gara kush po dënon njërin apo tjetrin”.

Sipas Novosellës, të gjithë ata gjyqtarë që kanë dënuar shqiptarët avancoheshin.

“Të gjithë këta kanë marrë grada”. Ai ka shtuar se ata kishin përfitime të ndryshme materiale përfshi banesa, pushime, etj.

Sa i përket Jusuf Karakushi, Novosella ka thënë se i kishte vendosë edhe revolen ballë me një moment.

“Ma vendosi revolen në kokë, ishin edhe udbashët e tjerë, 1 serb e 3 shqiptarë, natën. I veta këta kolegët e mi si po shkon puna me ty, më thanë kurqysh meqë spo pranon, na duhet me të lutë e me të bindë se Enver Hoxha, atje me kon punu kundër sistemit të tij, veç një plum ta kish dhënë”.

Ata punonin natën sa për të marrë edhe honorare, pra me torturat që bënin ndaj rinisë së Kosovës, blinin edhe garderobë të shtrenjtë.

Si tortura të tmerrshme ndaj tij ishin kryesisht dy metoda, ka thënë Novosella.

“Zakonisht thonin kësi hovi po ta dhamë një dozë me 30 copë, me 30 herë pendrekë… të rrëzonin në tokë, në shpinë, me i dathë këpucët, me pshtet kokën për muri…një ta qitke këmbën në krahnor, një ta shkelte njërin gju…sadistat kanë qenë shqiptarët…tjetri ta shkelte gjunin tjetër dhe i katërti që ishte pak ma kryesadist tash të sillke këmbëve, herë njërës, herë tjetrës… kur na çonin në qeli na i fusnin këmbët në një enë me ujë për mos me u aj. Qa ishte më e trishtueshmja që të nesermen të pritke e njëjta. Si duket, tortura në tortur, e dinë veç ai që e ka provu”, ka thënë Novosella.

Ish-i burgosuri politik, Selatin Novosella, ka thënë se udbashët shqiptarë në asnjë moment gjatë marrjes në pyetje të tij nuk kanë rënë në biseda, sepse kishin një sistem dhe po të bashkëbisedonin do të binin në “elemente humane”, përveç një rasti.

“Metush Sadiku që ishte totalisht injorant… në një dialog isha veç me të… nuk ka qenë shumë sadistë më tha more Selatin nje herë je burgosë ke qenë fëmijë, herën e dytë je burgosë në ‘68-tën e ke lan nusen të fejume…e tash ish hera e tretë, tash e ke lan djalin sa kom marrë vesh kah 20 muajsh dhe çikën kah 20-ditëshe… por kur kanë hy në dhomë eprorët e tij serbë, ai ka kapë pendrekun dhe ka ardhë me një piskim idiotike, naive të një injoranti, qite doren… s’ma ka mshu shumë, e vërejsha që i dhimsesha, është ky një moment njerëzor shumë interesant… ka pasur momente të tilla, por shumë të rralla”.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika