BE-ja planifikon që “statusi” i urës së Ibrit të jetë në agjendën e takimit të radhës së dialogut Kosovë – Serbi

Ilustrim

Bashkimi Evropian po e konsideron hapjen e Urës së Ibrit si çështje të dialogut, edhe pse “Qeveria e Kosovës po vepron në të kundërtën”, thotë zyrtarja e BE-së, Nabila Massrali.

Në një konferencë për media, Massrali ka thënë se BE-ja po planifikon që “statusin” e urës së Ibrit në Mitrovicë ta vendosë në agjendën e takimit të ardhshëm në kuadër të dialogut në mes të Kosovës e Serbisë, ndonëse nuk dihet se kur do të mbahet.

“Si zakonisht, se kur do të mbahet rundi i radhës i dialogut, do të komunikohet me kohë. Kështu që kjo është ajo që mund të them. Në lidhje me çështjen e Urës, siç e dini, kjo është pjesë e dialogut, pavarësisht faktit se qeveria në Kosovë po vepron në të kundërtën. BE-ja planifikon që statusin e urës ta vendosë në agjendë për takimin e radhës”, ka deklaruar ajo.

Diskutimet për hapjen e urës së Ibrit nga Qeveria e Kosovës kanë marrë kritika nga ndërkombëtarët.

Ndërkombëtarët kanë kritikuar Kosovën duke e cilësuar planin si “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika