“Ne presim të jemi pjesë e BE-së” ka thënë Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Forumin e Prespës për Dialog.
Tutje ai ka theksuar se shumë njerëz janë skeptik me projektin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Sipas Pendarovskit, BE-ja duhet që t’i shoh seriozitetin e shtetit të tij që dëshiron të bëhet anëtare e Bllokut, por sipas tij kjo nuk po ndodh pasi Maqedonia e Veriut po bllokohet nga Bullgaria.
Ai ka shtruar pyetjen se çfarë do të ndodhë pas luftës në Ukrainë?
Pendarovski është vetëpërgjigjur duke thënë se “regjimet e ndryshme janë shumë të dukshme në rajon[në Ballkanin Perëndimor]”.
Ai ka shtuar se kjo situatë ka ndërlidhje te drejtpërdrejta me zgjerimin e BE-së dhe situatës në Rusi.
Temën e vitit 2018, e cila lidhej më ndërrimin e emrit të atëhershëm të Maqedonisë, ai i ka quajtur propaganda, të cilat sipas tij ende janë duke vazhduar.
“Është një moment specifik, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia për vite po bëjnë negociata”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai ka pyetur përfaqësuesit e shteteve evropiane për Bashkësinë e re Evropiane për të cili kishte dëgjuar së çka është kjo?
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishte propozuar krijimin e një organizate të re politike, për të bashkuar vendet e kontinentit që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut.
Komunitet Politik Evropian”, do t’u mundësojë të gjitha shteteve evropiane, që u përmbahen vlerave tona thelbësore, që të gjejnë një hapësirë të re për bashkëpunim politik, siguri, bashkëpunim energjetik, në fushën e transportit, investimeve, infrastrukturës dhe lëvizjes së njerëzve.