Haziri për çështjen e urës së Ibrit: Agjendën e tij të fshehtë politike, Kurti po e demonstron tani

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesën e koordinimit me ndërkombëtarët, lidhur me hapjen e urës së Ibrit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, për mungesën e koordinimit me ndërkombëtarët, veçanërisht me KFOR-in, në lidhje me hapjen e urës së Ibrit.

Haziri ka deklaruar se qëllimi i Qeverisë për të hapur urën për automjete mund të jetë një hap para, por paralajmëroi se kjo mund të shkaktojë më shumë dëme sesa përfitime, duke e cilësuar si një akt të një agjende të fshehtë politike të Kurtit, të cilën, sipas tij, kryeministri po e demonstron tani.

“Edhe të ky veprim nuk prej asgjë tjetër, pos një hap para me qëllimin e hapjes së urës për automjete, mund të shkojë dy hapa mbrapa realisht. Edhe nëse kemi qëllimin për me funksionalizuar për automjete dhe me shkaktu një integrim si akt dhe jo si proces. Po një akt i cili ka më zgjatë tri ditë… ajo që zoti Kurti tash e tri vjet na ka bindë që ka agjendë të fshehur politike, po e demonstron këtë agjendë. Sepse ai, nuk shpjegon cili është qëllimi, çka ka dalë nga takimi me shtetet e QUINT-it, cili është koordinimi dhe cili është qëndrimi KFOR dhe NATO-s për veprimet që po i bën në pritje te raportit teknik”, ka thënë Haziri në lidhje direkte në “FIVE” të Dukagjini.

Haziri ka theksuar se ura duhet të hapet, por se hapja duhet të bëhet në koordinim të plotë me KFOR-in dhe partnerët tjerë të Kosovës.

“Ura duhet me u hapë, por mungesa e koordinimit me aktorët kryesor, me akterin kryesor në këtë proces është NATO, që mund të ndihmojnë…”, ka shtuar Haziri.

Nga Bashkimi Evropian kanë deklaruar se çështja e urës së Ibrit, duhet të diskohet në Bruksel në kuadër të dialogut. Por, Haziri ngritur shqetësime serioze lidhur me përfshirjen e çështjes së urës së Ibrit në dialogun e Brukselit, duke paralajmëruar se kjo do t’i shkaktonte dëm të madh Kosovës.

Ai beson se Serbia do të ketë rol në këtë proces, gjë që do të dëmtojë interesat e Kosovës dhe do të cenojë pozicionin e saj në negociata.

Dëmi, sipas tij, po i vjen Kosovës nga Kurti.

E ura e Ibrit bëhet pjesë e agjendës në Bruksel, “vuloset” se Kurti është “koordinuar” me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq “për të mos u pajtuar për asgjë”.

“Është mirë këtë çështje me zgjidhe me NATO-n dhe jo në kuadër të dialogut. Krejt zhurma që është prodhuar tash rrezikon që kjo çështje me u bë agjendë e dialogut, ku Serbia do të merr rol.

Nëse kalon në një agjendë të dialogun, atëherë Kurti i ka shkatuar Kosovës edhe një veprim jo të mriz. E ka dëmtuar rolin tonë në këto negociata. Mandej Serbia do të ketë rol në këtë çështje, nuk ka pasur asnjë lloj arsye me u pyet a duhet ne me funksionalizu urën apo jo. nëse ne në kuptim e sigurisë kishim arrit me bind ANTO-n që janë pjek kushtet… dhe nëse kjo vuloset nesër në kuadër të dialogut atëherë zoti Kurti e ka pranuar në mënyre indirekt, në krejt proceset zoti Kurti po del që e ka një parim që duket është dakorduar me zotin Vuçiqin në Bruksel. Këta janë pajtuar për tu mos u pajtuar asgjë. Të dy qendrat po prodhon zhurmë politike, dialogun po e mbajnë të stagnuar për aq kohë sa dëshirojnë këta.

I gjithë procesi tregon që parimi ‘jemi marrë vesh për tu mos marrë vesh’, tregon që mos progresi, stagninimi dhe qëllimi i Kosovës që me mbyll dialogun në interes të Kosovës, me një proces më të përshpejtuar, ku Serbia detyrohet me shkye faqen e parë të Kushtetutës serbe, aty ku shkruan se Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë ndër të tjerash Haziri.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika