Po vazhdojnë sot punimet te ura e Ibrit në Mitrovicë, përkatësisht pjesën mbi urë dhe pjesët rrethuese të saj, nën praninë e disa njësive të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Ndryshe, të martën zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se kanë pranuar raportin preliminar për urën, ku, sipas tij, ky raport thotë se ura mbi lumin Ibër në është e “qëndrueshme, stabile dhe funksionale” dhe se ajo mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim ngarkese.
“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, kishte shkruar Durmishi dje në Facebook.
“Stabile, e qëndrueshme dhe funksionale” – publikohet raporti për stabilitetin e urës së Ibrit