Bislimi për hapjen e Urës së Ibrit: Nuk është vendim i njëanshëm e as çështje e pazgjidhur e dialogut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është vendim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës dhe as çështje e pazgjidhur e dialogut, por sipas tij më tepër është kërkesë kryesore e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për më tepër plani i zbatimit i BE-së i datës 5 gusht të vitit 2016, konsideron hapjen e urës si ‘simbol të normalizimit të marrëdhënieve mes serbëve të Kosovës, shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteteve tjera’”, shkruan Bislimi.

Bislimi shkruan se një partner i QUINT-it kishte shtuar kërkesën që të ketë inspektime teknike. E pas realizimit të dy kërkesave shtesë, Bislimi thotë se BE-ja tash po kërcënon me masa ndaj Kosovës nëse e hap urën për qarkullim të veturave.

“Në vizitën e tij të fundit në Kosovë më 19 qershor, kur kemi biseduar për urën e Mitrovicës, Lajçak tha se nëse Kosova nuk preferon të diskutojë përsëri për këtë çështje në Bruksel, ai rekomandon diskutime të brendshme me serbët vendas në veri për implikimet potenciale në siguri dhe shqetësimet e tyre. Një partner i QUINT-it shtoi kërkesën për inspektim teknik. Ne kemi ndjekur dy rekomandimet. Tani BE-ja po e kërcënon Kosovën në rast se ajo zbaton marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe rekomandimet shtesë. Ne besojmë fuqishëm se BE-ja promovon më shumë liri të lëvizjes dhe më pak kufij apo mure ndërmjet etnive të ndryshme”, ka shkruar Bislimi në “X”.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika