“Jam torturuar edhe vetëm pse kam emrin Enver”- Dugolli thotë se Shqipëria për UDB-ashët ka qenë halë në sy

Enver Dugolli, ish i burgosuri politik tha se është torturuar nga UDB-ja edhe pse e kishte emrin "Enver". Teksa ai shton se dy motivet kryesore se pse shqiptarët kanë hyrë me UDB-në kanë qenë fillimisht “ kanë qenë të bindur se po e mbrojnë  bashkim-vëllazërimin” dhe së dyti “shumica prej tyre kanë qenë të shantazhuar nga serbët; për vepra të ndryshme qoftë imoralitet, droga, tentim vrasje e vrasje”

Ish i burgosuri politik, Enver Dugolli tha se përpos që ishte torturuar për pjesëmarrjen e tij në Demonstratat e vitit 1981, ai nga UDB-ja është torturuar edhe për vet emrin e tij “Enver”.

Dugolli tha se Shqipëria ka qenë halë në sy për UDB-ashët.

“Jo vetëm që e shanin, kanë qenë goja më e flliqt që kam dëgjuar. Kur lodheshin fizikisht, na shanin shumë. Shqipëria ka qenë hale në sy. Jam tortu veç pse e kam emir Enver. Iu pengonte”, deklaroi Dugolli.

Ai shtoi se gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë marioneta kryesore e UDB-ashve.

E dy arsyejet kryesore se pse anëtarët e UDB-së janë bërë UDB-ashë, Dugolli theksoi se e para “kanë qenë të bindur se po e mbrojnë bashkim-vëllazërimin” dhe së dyti “shumica prej tyre kanë qenë të shantazhuar; për vepra të ndryshme qoftë imoralitet, droga, tentim vrasje e vrasje”.

E krahasimin mes burgut të parë dhe të dytë, Dugolli thotë se ka pasur ndryshime rrënjësisht pasi që shqiptarë kanë qenë të parët ndërsa të dytit nuk kanë pasur “informacione as se si jetojmë as të tjera”.

A shqiptarët, Dugolli u shpreh se “kur u mor në pyetje nga UDB-ja kanë pasur detaje, qoftë edhe nëse ke shikuar tek një person, donin të lidhnin medoemos me të”.

“E kam lakmuar vdekjen në momentin kur dhimbja fizike ishte e padurueshme” vijoi Dugolli teksa shtoi se “ai nuk e kishte privilegj as të i biente të fikët nga torturat çnjerëzore që i bëheshin.

“Njeriu me ndjenja dhe dhuna fizike qet në një situate e lakmon vdekjen por nuk e gjen atë. E kam ‘lakmuar’ vdekjen. Dhimbja fizike është tepër e padurueshme. Dhe thu se dua të të pushojë e mos ti përjetoj këto dhimbje. Nuk e kisha privilegj të më binte të fikët. Me kanë që shkoj krejt, se nuk po durohet”, kujtoi ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika