“I ziu Isë e bënte punën e djallit, por serbët nuk i besonin”, Dugolli rrëfen torturat që i bënë shqiptarët e UDB-së

Enver Dugolli ka rrëfyer për përvojën tij si i burgosur politik, duke përshkruar torturat e rënda të përjetuara nga pjesëtarë shqiptarë të UDB-së

Enver Dugolli

Enver Dugolli, ish-i burgosur politik, ka ndarë përvoja të dhimbshme nga periudha e tij në burg, ku u përball me tortura nga shqiptarët e UDB-së.

Në një intervistë në “Debat Plus”, Dugolli ka treguar se arrestimi i tij i dytë ndodhi disa vite pas lirimit të tij të parë dhe ka përshkruar natyrën e dhunës që ka përjetuar.

Ai ka përmendur Isa Bunjakun, të cilin e quan si, “I ziu Isë,” si një nga torturuesit e tij që e “kryente punën e djallit”, por që serbët nuk e besonin plotësisht.

“Isa Bunjaku – i ziu Isa, e kryente punën e djallit por nuk i besonin serbët aspak. Isa më merrte në pyetje, njëudbash shqiptar e dy të tjerë serb, ushtronin dhunë e tmerr ndaj meje, me rend. Kur u lodhën, dolën me cigare dhe e lanë vetën Isë. Ky vazhdoi me pyetje e maltretime. Ata kur u kthyen, Isa doli dhe mua më kontrolluan, më hoqën rrobat dhe nuk kishin besën tek ai. Mendonin mos më kanë dhënë brisk a diçka”, vijoi Dugolli.

Për torturat dhe dhimbjen që i kanë shkaktuar udbashët serbë e shqiptarë së bashku,  Dugolli u shpreh se ka ende trauma.

“Shpesh më paraqitet ankth. Mundohna me bërtit, por nuk mundem me bërtit. Është si pasojë e një ankthi që e dëshiroja vdekjen e nuk kisha, dëshiroja diçka e nuk arrija”, ka thënë Dugolli.

Pas ekzekutimit të dënimit, Dugolli tha se i kishte vënë vetës “obligim” e “detyrë” që të mos dilte i “shkalluar e i lënduar mendërisht”.

Pas lirimit të tij, ai tha se është konsultuar me mjek, pasi që ka pasur “telashe të mëdha” me memorien dhe pastaj edhe është shëruar, sepse kanë qenë pasoja të përjetimeve, torturave dhe vetmisë.

“Kam qëndruar gjashtë muaj në vetmi. Nuk flisja me askë. Isha i vetëm”, tha Dugolli.

Ai përmend periudhën pas lirimit nga burgu dhe vështirësitë “ekonomike” të familjes si pasojë e arrestimit të tij.

“Ndihmojë familjen e të ringjallet ekonomikisht pak sepse kanë vuajtur me mu shumë, përveç dhimbjes shpirtërore kur më kanë pare në situate tmerruese. I kam tmerruar në vizita. Kam vnu vetës, I gjithë fshati na kanë leqit. Nuk ka qenë e asfaltuar rruga, autobusi vinte afër nesh në fshat dhe kur dilsha në Gllogovc, po se nxihja ndonjë karrike askush nuk u ulte me mua. Ka qenë 1987- deri 89-90 kur hala regjimi I hekurt ka qenë mos të ofrohemi. Nga largi shihja admirimin. Natën vijshin në mënyrë të fshehtë”, vijoi ai.

Dhe njohjen me gruan e tij, ai e quante si një “sfidë” pasi që ai ishte familjare e Fazli Grajçefcit, e njëjtit nivel sikurse ai por që ata u bashkuan.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika