Do të hapet apo s’do të hapet?

"Hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak kundër partnerëve tanë," ka deklaruar Kurti, teksa KFOR-i bëri thirrje për përmbajtje e Hovenier bëri lutje që të mos hapet tani ura

Derisa po deklaronte gjatë mëngjesit të së mërkurës kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë se hapja e urës së Ibrit nuk është kundër askujt, mbi urë u vendosen forca të shtruara të KFOR-it dhe EULEX-it – forcat e misionit paqeruajtës, është raportuar se janë larguar pasi përfunduan kontrollimin.

Aq më pak kundër partnerëve ndërkombëtarë është hapja e urës theksoi Kurti, teksa të njëjtit po deklarojnë se janë kundër ndryshimit të statusit të urës mbi lumin Ibër.

“Do të vazhdojmë diskutimet dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, ka thënë Kurti.

E për ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë”, ka thënë mbrëmë Hovenier në një intervistë në Radio Evropa e Lirë.

Ndërkaq, KFOR-i ka kërkuar që çdo vendim që lidhet me këtë urë të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar, duke shmangur deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione në rajon.

KFOR njofton se do të ndërmarrin veprime të menjëhershme në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë.

“Ne kemi një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe komandanti i KFOR-it ka autoritetin për ta përshtatur atë sipas nevojës dhe nuk do të hezitojë të veprojë në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së… Rikonfirmojmë se çdo vendim në lidhje me urën mbi lumin Ibër duhet të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar. Në këtë drejtim, ne vazhdojmë të mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatën e tyre, të publikuar pas takmt të të Kurti me komandantin, Ozkan Ulutas.

“Është thelbësore që të gjithë aktorët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën – për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve – dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet ne njoftim e KFOR-it.

Krahas kësaj, Bashkimi Evropian ka planifikuar që ta vendosë “statusin” e Urës së Ibrit në agjendën e takimit të ardhshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Gjatës së martës është publikuar raporti fillestar r për stabilitetin e urës së Ibrit dhe ka thënë se ka rezultuar që ura është “stabile, e qëndrueshme dhe funksionale”.

Ky raport, sipas qeverisë, i paraprin hapjes së urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika