Minatorët e Trepçës anulojnë protestën pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e katër milionë eurove

Ilustrim

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se janë tërhequr nga protesta të cilën e kishin paralajmëruar që do të zhvillohej të enjten, pas vendimit të marrë nga Qeveria e Kosovës për të ndarë 4 milionë euro për ndërmarrjen “Trepça” për t’i subvencionuar pagat e minatorëve.

Sipas njoftimit zyrtar të Sindikatës së Minatorëve bëhet e ditur se anulimi i protestës për ditën e nesërme bëhet pasi qëllimi i minatorëve thuajse është realizuar, andaj është e paarsyeshme mbajtja e protestës të enjten.

Në njoftim, Sindikata e Minatorëve i ka bërë thirrje minatorëve që të i kthehen punës.

“Qëllimi i minatorëve për ekzekutimin e pagave thuajse është realizuar, ndaj edhe e vlerësojmë të paarsyeshme mbajtjen e protestës ditën e nesërme. Ky edhe ka qenë qëllimi i vetëm i protestës dhe se në asnjë moment kërkesave të minatorërve nuk mund dhe nuk duhet t’i vihen ngjyrime politike.

Minatorët nuk kan kërkuar dhe nuk kërkojnë asgje tjeter, përveç kushte për punë dhe paga dinjitoze. Përkushtimi ynë për punë në minierë është dhe do të mbetet përherë i palëkundur.

Prandaj lusim të gjithë minatorëve t’i kthehen punës”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika