Qeveria së shpejti me subvencione për efiçiencë të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë javëve në vijim Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.

Kurti, përmes një videoje në Facebook, ka thënë se përmes këtyre masave synon të përkrahë 1 mijë e 300 familje për të bërë investime të cilat rrisin efiçiencën energjetike të shtëpive dhe 5 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika