Edhe LDK-ja kritikon MAShTI-n: Për herë të dytë, dështoi t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për dështimin në sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit për të dytin vit radhazi

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Ministrisë së Arsimit për të subvencionuar tekstet shkollore për vitin e ri shkollor.

Në një konferencë për medie, udhëheqësja e Departamentit të Arsimit në LDK, Jehona Lushaku Sadriu, kritikoi Ministrinë e Arsimit për paaftësinë e saj në përmbushjen e obligimit ligjor për sigurimin e librave për nxënësit.

Lushaku-Sadriu theksoi se për të dytin vit radhazi, Ministria ka dështuar t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit, duke krijuar pasiguri dhe vonesa të mundshme në fillimin e vitit shkollor.

‘’Shprehim shqetësimin tonë që për herë të dytë, Ministria e Arsimit dështon t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Kjo tregon që kjo ministri, është e paaftë të përmbush obligimin e saj ligjor për t’i siguruar librat. Tek e fundit është tepër e rëndësishme jo sa para marrin prindërit, por a i kanë fëmijët librat në bankat shkollore më 1 shtator, rrjedhimisht më 2 shtator, dhe kjo del që është e sigurt që nxënësit nuk do t’i kënë librat e do të ketë vonesa në furnizim’’, ka thënë Lushaku Sadriu.

Ajo paralajmëroi se, njëjtë si vitin e kaluar, prindërit do të përballen me radhë të gjata dhe procedura burokratike të panevojshme për të marrë subvencionet, gjë që do të ndikojë negativisht në fillimin e vitit shkollor.

“Po ashtu Lushaku Sadriu ka thënë që; fatkeqësisht në vend se të flasim për reformën e cilësinë në arsim, ne vazhdojmë të merremi me furnizim të teksteve shkollore, mjete elementare për fëmijët tanë.

LDK vlerëson se njëjtë sikurse vjet, prindërit do të maltretohen në radhë të gjata, në procedura të panevojshme burokratike subvencionimi, e përfundimisht në vonesa të fillimit të vitit shkollor për shkak të mungesës së librave. Po ashtu LDK zotohet se ky do të jetë viti i fundit që familjet, prindërit e fëmijët kosovarë përjetojnë një maltretim të tillë. Ndërsa zotohet se fillimviti shkollor do të nis mbarë e me tekste shkollore të siguruara nga shteti”, thuhet në njoftim LDK-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika