Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një burrë gjatë së mërkurës [dje], pasi ditë më parë ka qenë i përfshirë në një aksident në Kamenicë.
Policia bëri të ditur se viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Emergjente.
“Kamenicë 10.08.2024, 09:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të një aksidenti ishte duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, me datën 14.08.2024 ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin inicohet rasti dhe i referohet hetimeve të mëtutjeshme”, thuhet në raportin ditor të PK-së.