Humb jetën një këmbësor në Gjilan, arrestohet shoferi

Ilustrim

Një këmbësor ka humbur jetën pasi u godit nga vetura në Gjilan.

Viktima ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Në raportin e përditshëm të policisë bëhet e ditur se i dyshuari në lidhje me aksidentin është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin  viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima  pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Nga sot Izraeli heq vizat për kosovarët, kërkohet vetëm leja...

Nga sot, 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Izrael për qëllime turistike, për sa kohë që kanë një...

Një çerekshekull me librarinë Dukagjini

Të dielën, më 4 maj 2025, libraria Dukagjini feston 25-vjetorin e themelimit të saj. Në një kohë plot sfida, në gjendjen e sapodalë nga...

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Të fundit nga rubrika