Policia: Vrasja në Ferizaj është kryer me armë zyrtare

Foto nga vendi i ngjarjes

Zëvendësdrejtori i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Qazim Reka, ka thënë se vrasja në fshatin Bibaj të Ferizajt është kryer nga zyrtari policor me inicialet F.,R., me armë zyrtare.

Reka ka theksuar se i njëjti nuk ka qenë në detyrë zyrtare.

“S’ka qenë në detyrë zyrtare, ka qenë jashtë detyrës zyrtare. Ka qenë me rroba civile dhe veturë civile. Ka kryer veprën në vendin e ngjarjes. Këtu para lokalit. Fatkeqësisht vrasja u kryer me armë zyrtare. Është armë e gjatë, por s’është kallashnikov”, ka thënë Reka.

“Zyrtari s’ka qenë pjesë e ahengut, ka qenë jashtë sallës dasmës”, ka shtuar Reka.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin e veprës penale “vrasje e rëndë”.

“Ndalohet një person i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes në Bibaj Ferizaj, 16 Gusht 2024 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj, komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace”, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe një person ka ndërruar jetë. I dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në Ferizaj në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorië Themelore në Ferizaj z.Shukri Jashari dhe prokurorin kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Për informata tjera rreth rastit, Prokuroria Themelore në Ferizaj do të iu njoftoj me kohë”, thuhet në njoftim e prokurorisë.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika