Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur përfaqësuesit e kompanisë “IPE-PROING”, e cila ka realizuar procesin e testimit të qëndrueshmërisë së urës së Ibrit.
Sipas një njoftimi nga zyra e Kryeministrit, rezultatet e matjeve kanë konfirmuar se struktura e urës së Ibrit është në përputhje me kapacitetin e kërkuar për aftësinë mbajtëse
Matjet kanë treguar se ura mund të përdoret pa asnjë kufizim në ngarkesë, në përputhje me standardet evropiane për ngarkesa EC-1 ose EC-1991.
“Uljet e Lejuara L/800 = (25.0*100/800) =31.2, kurse uljet max. të matura= 4.2 mm << 31.2mm. Nga këto krahasime rezulton se uljet e matura janë shumë herë më të vogla se ato të lejuara.
Për matjen e vlerave testuese të uljeve, deformimeve, dhe karakteristikave dinamike, janë përdorur pajisjet elektronike të sofistikuara (prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës).
Deri më tani kompania “IPE-PROING” ka testuar dhe analizuar aspektin e sigurisë së mbi 40 urave dhe mbi 20 struktura të objekteve në vendin tonë”, thuhet në njoftim.