IPK jep detaje: Zyrtari policor u vetëdorëzua në Ferizaj pasi kreu vrasjen në Bibaj

Pas veprës penale, zyrtari është vetëdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt, ku ka dorëzuar armën e përdorur dhe është arrestuar. Ai është suspenduar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka dhënë detaje të reja në lidhje me incidentin e rëndë që ndodhi në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku një person humbi jetën. Ngjarja ka ndodhur të premten, më 16 gusht 2024, rreth orës 19:30, në një restaurant ku po mbahej një ceremoni dasme.

Duke u bazuar në informacionet fillestare, IPK-ja njofton se zyrtari policor i dyshuar kishte shkuar në restaurantin ku po mbahej ceremonia dhe kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, e cila si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një rast të gjuajtjes më armë zjarri në Ferizaj e ku dyshohej se ishte përfshirë edhe një zyrtar policor.

Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me shumë njësi të tjera policore si dhe prokurorin kujdestar.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt në një restaurant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme.

Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Pas kryerjes së veprës penale, zyrtari policor është vetëdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt, ku ka dorëzuar armën e tij zyrtare, e cila dyshohet se është përdorur në ngjarje. Ai është arrestuar dhe suspenduar nga detyra, dhe me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë”.

“I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij incidenti të rëndë”, thuhet më tej në njoftim.

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika