Arrestohet edhe një i dyshuar për vrasjen në Ferizaj

Një i dyshuar tjetër është arrestuar lidhur me vrasjen e raportuar sot në mbrëmje në Ferizaj.

Foto nga vendi i ngjarjes

Inspektorati Policor i Kosovë ka njoftuar për arrestimin e një tjetër personi të dyshuar në lidhje me rastin e vrasjes në Ferizaj, e cila është raportuar sot në orët e mbrëmjes.

Sipas informacioneve të bëra publike nga IPK-ja, të arrestuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai dyshohet për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

“Lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj i cili është raportuar sot në orët e mbrëmjes është arrestuar edhe një i dyshuar.

Të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Më herët IPK-ja zyrtari policor, i dyshuar për vrasje, kishte shkuar në restaurantin ku po mbahej ceremonia dhe kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, e cila si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë.

 

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një rast të gjuajtjes më armë zjarri në Ferizaj e ku dyshohej se ishte përfshirë edhe një zyrtar policor.

Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me shumë njësi të tjera policore si dhe prokurorin kujdestar.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt në një restaurant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme.

Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Pas kryerjes së veprës penale, zyrtari policor është vetëdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt, ku ka dorëzuar armën e tij zyrtare, e cila dyshohet se është përdorur në ngjarje. Ai është arrestuar dhe suspenduar nga detyra, dhe me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë”.

“I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij incidenti të rëndë”, thuhet më tej në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika