SBAShK-u s’i përjashton veprimet sindikale, kritikon mënyrën e subvencionimit të librave shkollorë

Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit kërkon dialog nga qeveria, para se të vendoset për veprime sindikale.

Nëse kërkesat e mësimdhënësve nuk merren parasysh, Ymer Ymeri nga SBAShK thotë se do të ndërmarrin veprime por jo edhe në fillim të vitit të ri shkollor.

Në takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, ai thotë se kanë shprehur qëndrimin kundër praktikës së subvencionimit të teksteve shkollore.

Ai konsideron se do të paraqiten pengesa për prindërit, përfshirë edhe për ata të cilët jetojnë në Kosovë por nuk kanë dokumente.

Në intervistë për KosovaPress, Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit përsërit kërkesat e mësimdhënësve për ngritjen e vlerës së koeficientit dhe ndryshimit të aneks-kontratës kolektive të arsimit.

“Urojmë që të fillojë dialogu ashtu siç u deklaruan nga Ministria e Arsimit që dialogu ka filluar dhe do të vazhdojë për kërkesat e mësimdhënësve. Nëse kërkesat e mësimdhënësve nuk merren parasysh edhe nuk shprehin gatishmërinë për dialog, mund të ketë veprime sindikale, por jo në fillim të vitit shkollor por pasi të fillojë viti shkollor, varësisht nga kërkesat e anëtarësisë si i kemi… Greva është veprimi i fundit sindikal të cilin nuk e dëshirojmë që të vijmë te ajo situatë, por për veprime tjera sindikale, deri në përgatitjen e grevës dëshiron kohë dhe varet prej kërkesave të anëtarësisë”, ka deklaruar Ymeri.

Sa i përket vendimit të Ministrisë së Arsimit që edhe këtë vit të bëhet subvencionimi i teksteve shkollore, Ymeri konsideron se prindërit do të ballafaqohen me pengesa.

“Ata të cilët nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës por kanë leje-qëndrim të përkohshëm në Kosovë, qoftë qytetarë të Maqedonisë, Kosovës Lindore apo edhe të Shqipërisë, nuk mund të kenë adresë në e-Kosova. E njëjta vlen edhe për libra, në qoftë se prindërit e një fëmije i cili është duke zhvilluar mësimin në Kosovë janë qytetarë të Shqipërisë apo të Maqedonisë, ata nuk do të kenë mundësinë të aplikojnë përmes e-Kosova për të marrë librat”, ka shtuar ai.

Në takimin që kanë pasur së fundmi me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Ymeri thotë se kanë shprehur qëndrimin për subvencionimin e teksteve shkollore.

“Para se të merret ky vendim për subvencionim të teksteve mësimore, kryetari i SBAShK-ut ka pasur një takim me zëvendësministrin e Arsimit me të cilin janë diskutuar edhe këto çështje dhe është shprehur qëndrimi i SBAShK-ut që ka thënë se ndoshta metoda më e mirë është që të fillojnë të shpërndajnë librat nëpër shkolla qysh ka qenë në vitet e mëparshme edhe pse ministria në kohën kur është takuar Jasharaj me zëvendësministrin e Arsimit, nuk ka qenë ende një vendim për subvencionim të teksteve. Por, megjithatë ministria ka vendosur kështu ndoshta pas konsultave që i ka bërë”, ka vijuar ai.

Ani pse mësimdhënësit janë më pak të angazhuar, Ymeri shton se mund të ketë raste kur fëmijët nuk pajisjen në kohë me tekste shkollore.

“Në aspektin logjistik të themi të drejtën mësimdhënësit janë më pak të angazhuar në këtë formën e subvencionimit të teksteve, për shkak se nuk merren me shpërndarjen e tyre, por në aspektin e mësim nxënies mund të ketë defekte për shkak se nxënësit mund të mos pajisjen me libra shkollor, sepse vitin e kaluar pothuajse ka kaluar komplet shtatori dhe nuk kanë pasur libra të gjithë. Pastaj ka pasur raste ku me një klasë ka pasur titujë të ndryshëm të blerë nga prindërit dhe nuk janë përputhur që ndikojnë në mësimnxënie”, ka thënë Ymeri.

Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit thekson se mësimdhënësit janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Mësimdhënësit janë të gatshëm për shkak se kalendari i vitit shkollor, 2024-2025 është publikuar. Mësimdhënësit kanë filluar përgatitjet e plan-programeve edhe vjetore edhe mujore duke u bazuar në atë kalendar. Mësimdhënësit janë të përgatitur për fillimin e vitit shkollor më 2 shtator, ashtu siç e sheh kalendari shkollor. Ndërsa, aspektet logjistike, përgatitja e shkollave është më shumë çështje e drejtorive komunale. Besoj që këto dy javët që kanë mbetur duhet një punë intensive, do të përgatiten jo të gjitha shkollat sepse janë disa në renovim. Por, pjesa më e madhe besoj që janë të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka theksuar Ymeri.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të subvencionohen me nga 80 euro, ndërsa ata nga klasa e gjashtë deri në të nëntën me 110 euro./KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika