Suspendohet shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj

Policia e Kosovës

Shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj është suspenduar nga detyra pas ngjarjes tragjike që u shënua mbrëmë në Ferizaj, ku një polic dyshohet të ketë vrarë një person.

Ndonëse jo i përfshirë në rast, suspendimi erdhi pasi i njëjti siç thuhet nuk ka menaxhuar mirë zyrtarët policorë të tij.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini zv.drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Qazim Reka.

Masa e suspendimit të shefit të ndërrimit nuk u bë nga Inspektorati Policor i Kosovës por nga Policia, si masë preventive për ngjarje të tjera.

“Po mund të ju konfirmoj që kjo ka ndodhur. Është masë e cila është ndërmarrë nga policia, është masë preventive nuk është masë se zyrtari ka marrë pjesë në rast. E kemi vlerësuar se i njëjti nuk ka monitoruar policët që ka pasur dhe kjo është kështu”, ka deklaruar Reka.

Ndryshe mbrëmë, një zyrtar policor është arrestuar, pasi dyshohet se vrau një person në Ferizaj.

Më vonë është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër për bashkëkryerje të veprës penale “vrasje e rëndë”, bëri të ditur Inspektorati Policor i Kosovës.

Viktima u vra në parkingun e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt i cili sipas Prokurorisë në Ferizaj, ishte në moshë të shtyrë.

Vrasja në Ferizaj – gjithçka që dihet deri më tani

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika