Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar se në orët e hershme të së shtunës [dje] kanë hedhur një granatë dore në parkingun e një lokali në Lipjan.
Policia përmes raportit ditor të saj njofton se nuk ka persona të lënduar dhe se me vendim të prokurorit është kryer bastisja e shtëpisë së njërit të dyshuar dhe është gjetur një armë gjuetie me 16 fishekë dhe një pushkë ajrore.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Lipjan 17.08.2024-02:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në parkingun e një lokali. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.