Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se me 16 gusht kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër në Rugovë të Pejës.
Sipas raportit ditor të PK-së bëhet e ditur se i dyshuar është dërguar në mbajtje.
“Rugovë, Pejë 16.08.2024. Më datën 17.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti më datën 16.08.2024 dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.