Një grua 64-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në Prevallë të dielën.
Gruaja nga Ferizaj ishte një nga 5 personat që u goditën nga rrufeja. Ajo vdiq në emergjencën e Spitalit të Prizrenit.
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Më datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, grua 64-vjeçare nga Ferizaji ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka bërë të ditur Bytyqi.
Pesë persona të lënduar pasi u goditën nga rrufeja në Prevallë