1 muaj paraburgim për të dyshuarit për vrasjen në Ferizaj

Nën dyshimet për vrasje të rëndë, ish zyrtari policor Festim Ramadani dhe një person tjetër, do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj. Gjykata në Ferizaj ka miratuar propozimin e Prokurorisë, për masën e sigurisë derisa ish zyrtari policor, edhe në seancën dëgjimore ka heshtur

Nga një muaj paraburgim u ka caktuar Gjykata në Ferizaj, dy të dyshuarve për vrasjen e 89 vjeçarit në Ferizaj.

Pas seancës dëgjimore të mbajtur të dielën, Gjykata vendosi të e aprovoj propozimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, derisa dy të dyshuarit ngarkohen me veprën penale “bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasja e rëndë”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, ka vlerësuar ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit më datë 16 gusht 2024, rreth orës 19:26, në hyrje të parkingut të sallës së dasmave, në një fshatë të Komunës së Ferizajt, i pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privoj nga jeta, posa vërejnë të ndjerin se hynë në parkingun e larë cekur të pandehurit secili me automjete të veta ndalën në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur një mjetë të fortë (teshlicë) dhe është vërsulur në drejtim të të ndjerit, kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike shtënë disa herë në të ndjerin S.S. dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin, për pasoj i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes,” thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Avokati i të dyshuarit, Festim Ramadani, i cili ishte zyrtar policor, ka thënë se i njëjti është mbrojtur në heshtje, duke mos deklaruar asgjë.

“Ështe shqyrtuar kërkesa e prokurkrisë për masën e paraburgimit, ne bëmë kundërshtimet mbi pretendimet mbi motivin e veprës penale pasi që ende nuk dihet e kemi kundërshtuar masën…. prapë ka vazhduar në heshtje i mbrojturi im,” deklaroi avokati, Arben Isufi.

89 vjeçari nga Presheva u vra në parkingun e një salle dasmash në komunën e Ferizajt, mbrëmjen e së premtes, ndërkohë që në media është raportuar se rasti ka të bëjë me hakmarrje.

Kjo pasi që viktima dyshohet se vite me parë, kishte dhunuar një familjare të mitur të ish zyrtarit policor. Dorasi i dyshuar, 89 vjecarin e kishte burrë të tezes.

Viktima Sadri Sadriu është xhaxhai i Prindon Sadriu, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika