Mbi 2 orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Medarës

Qytetarët që po kalojnë kufirin në Merdarë, po përballen me pritje mbi 2 orë, me kolona automjetesh që arrijnë deri në 1400 metra

Qytetarët që po dalin nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, po përballen me pritje të gjata mbi 2-orëshe.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara pas orës 9:00 të mëngjesit, koha e pritjes për të kaluar kufirin në këtë pikë kufitare është midis 100 dhe 150 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin deri në 1400 metra.

Situata është më e lehtë në pikat e tjera kufitare, si te Dheu i Bardhë, ku pritjet zgjasin rreth 40 minuta, dhe në Jarinjë, ku qytetarët po presin midis 40 dhe 60 minutave për të kaluar kufirin.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika