Steven Russell, një ish-ushtarak amerikan që ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 1999, është dëshmitari i radhës në procesin gjyqësor të krerëve të UÇK-së në Hagë.
Dëshmia e tij nisi mëngjesin e sotëm në Gjykatën Speciale, ku ai po shoqërohet nga përfaqësues të Qeverisë Amerikane.
“Steven Russell është dëshmitari i radhës i Prokurorisë, dëshmia e të cilit nisi mëngjesin e sotëm. Sipas vendimit të mëparshëm të Panelit, përfaqësuesit e Qeverisë së ShBA-së po e shoqërojnë dëshmitarin në sallën e gjyqit”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se në më shumë se një vit të seancave gjyqësore, janë dëgjuar mbi 100 dëshmitarë.
Thaçi et al. trial resumes after summer recess: SPO calls its next witness#ThaciEtAlCase #KosovoSpecialistChambers https://t.co/FuUvbNZXOq
— Kosovo Specialist Chambers (@SpecialChambers) August 19, 2024