Osmani takon komandantin e KFOR-it, insiston se hapja e urës së Ibrit duhet të bëhet me aleatë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se hapja e urës së Ibrit është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, teksa ka folur edhe për çështjen e urës Ibrit.

Osmani ka insistuar se suksesi afatgjatë i hapjes së urës arrihet me aleatët e Kosovës.

“Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Edhe para disa ditësh Osmani ka thënë se ura duhet hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. Nuk është në interes tonin që të shohim konflikt mes policisë tonë dhe ushtarit amerikan. Ne nuk kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë”, kishte deklaruar Osmani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika