Ushtaraku amerikan dëshmon në Speciale, të pranishëm edhe përfaqësues të DASh-it

Steven Russell, një ish-ushtarak amerikan që ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 1999, është dëshmitari i radhës në procesin gjyqësor të krerëve të UÇK-së në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 76-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Steven Russell, i cili është i pranishëm së bashku me tre përfaqësues të Qeverisë amerikane në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, i cili njoftoi për procesverbal, njëri nga përfaqësuesit ishte ulur pranë dëshmitarit i cili deklaroi se e përfaqëson dëshmitarin, ndërsa dy të tjerë janë ulur pas mbrojtjes së viktimave të cilët u deklaruan se e përfaqësojnë Departamentin e Shtetit Amerikan.

Dëshmitarit iu prezantua një dokument, që sipas ZPS-së ishte autorizim policie, ku thuhet se poseduesi i këtij letërnjoftimi zyrtar ka të drejtë të mbajë armë zjarri dhe ta përdorë atë në rastet e parapara me ligj, të bëjë legjitimimin e personave dhe t’i sjellë ata përpara organeve të policisë, të hyjë në banesë të huaj pa marrë leje, të shërbehet  me mjete të huaja transporti dhe telefon si dhe të konfiskojë mjete të cilat janë në kundërshtim me ligjin.

“Jo vetëm që i kemi parë, por edhe i kemi sekuestruar dhe disa herë kemi hasur me personat që kanë bërë punë të autorizuar policie”, tha Russell kur u pyet se a ka parë dokumente të tilla pasi sipas tij autorizime jepnin vetëm Kombet e Bashkuara.

Më pas u prezantua një kartë e cila sipas prokurorit Halling në të shkruhej “Ministria e Rendit Publik- letërnjoftim zyrtar për Selim Krasniqin”. Hallin pyeti dëshmitarin se a kishte parë karta të tilla në duart e UÇK-së.

“Po kemi parë letërnjoftime të kësaj natyre, po ashtu kemi parë dhe dokumente të paligjshme të Qeverisë, letërnjoftime të paligjshme të cilat nuk kishin marrë miratimin nga instancat përkatëse”, tha dëshmitari.

Dëshmitari tha se nuk e dinin në atë kohë se kush ishin shumë prej anëtarëve të Qeverisë. Ndërsa, prokurori Halling kërkoi që ky dokument të pranohet në prova materiale pasi sipas tij aty shënohej ‘Ministri i Rendit Publik, Rexhep Selimi’ dhe se mbante një nënshkrim aty dhe sipas tij këto ishin sekuestruar nga shtëpia e të akuzuarit.

Këto dokumente u pranuan në prova materiale dhe u klasifikuan si konfidencial.

Tutje, dëshmitari pohoi se ishte me mision në Kosovë nga korriku i 99-s e tutje dhe sipas tij ata e kanë pasur përgjegjësinë të mbanin rend si pjesë e OKB-së.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë e që ZPS-ja ka paraparë një orë e gjysmë për pyetjet e saj. Ndërsa, mbrojtja kanë vlerësuar se i duhen pesë orë për kundërpyteje.

Mbrojtja e Veselit: Dëshmitari i sotëm do të përdor disa dokumente që nuk mund t’i shoh prokuroria dhe as mbrojtja

(Përditësuar ora: 10:40)-Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokates Annie O’Reilly ka bërë një parashtrim lidhur me dëshmitarin i cili do të dëshmojë sot në sallën e gjyqit. Sipas saj, ZPS-ja i ka thënë mbrojtjes që dëshmitari do të përdor disa dokumente që nuk mund t’i shoh as ata dhe as mbrojtja.

Sipas O’Reilly kjo është një situatë e vështirë për ata pasi ky dëshmitar ka qenë edhe objekt i një kërkese për ndryshimin e aktakuzës në një moment të mëvonshëm gjatë fazës paraprake.

Ajo tha se ky njoftim që dëshmitari kishte me vete këto materiale iu njoftua mbrojtjes gjatë e-maileve në seancat përgatitore.

“Në e-mail thuhej që dëshmitari kishte me vete materiale që nuk mund t’i jepshin  Prokurorisë dhe rrjedhimisht as mbrojtjes, por sidoqoftë do të përdoreshin nga dëshmitari për të rifreskuar kujtesë gjatë seancës përgatitore. Sidoqoftë nuk është bërë e qartë kur, në çfarë momenti përmendën këto materiale. Të premten ne ju kërkuam t’i evidentojnë paragrafët përkatës që lidhen me këto materiale dhe të na sqaroni se çfarë hapash duhet të ndërmarrim për t’i parë këto materiale. Prokuroria na thanë që kishin pyetur dëshmitarin lidhur me këto materiale, por nuk ishin të sigurt nëse do mund t’i merrnin materialet para se të jepte dëshminë dëshmitari”, tha O’Reilly.

Ajo gjithashtu insistoi duke thënë se këtyre dokumenteve dëshmitari dhe që sipas tyre është e padrejtë që të vijë një dëshmitarë në Hagë me dokumente të reja duke e vendosur mbrojtjen në një pozicion të vështirë.

“Gjithashtu na thanë që ai iu është referuar këtyre materialeve në tri pika konkrete. Tani ne nuk e kemi të qartë a i ka përdorur këto materiale gjatë gjithë seancës përgatitore dëshmitari dhe ne duam të dimë se kur mund t’i marrim dhe ne këto materiale dhe gjithashtu çfarë janë këto materiale. Ne e kuptojmë që nuk mund të na thoni hollësi, por të dimë vëllimin së paku në çfarë natyre kanë këto materiale sepse këto mbase mund t’i përdorim për kundërpytejet tona dhe nuk është normale që në momentin e fundit na thoni që dëshmitari do t’i përdor disa materiale që ne nuk mund t’i shohim. Na vendosin në një situatë të vështirë. Ky është një dëshmitar që ka qenë objekt i një kërkese për ndryshimin e aktakuzës në një moment të mëvonshëm gjatë fazës paraprake dhe është një dëshmitar që nuk ka folur një herë, por ka folur dy herë dhe është e padrejtë që vjen tani dëshmitari në Hagë me dokumente të reja dhe na vendos në një pozicion kaq të vështirë”, tha ajo.

Tutje, avokatja e Veselit pati një kërkesë për Prokurorinë si dhe kërkoi mundësinë që ta rithrrasin dëshmitarin në rast se këto materiale janë më vlerë për mbrojtjen.

“Pra, ne duam të kuptojmë fillimisht nga Prokuroria nëse ata e dinë sipas rregullës 107, cili është vëllimi, kur mund t’i marrim këto materiale sepse tani e kemi të qartë që duhet të bëjmë një kërkesë lidhur me këto materiale dhe ne do të duam që të kemi një mundësi që ta rithrrasim këtë dëshmitar nëse këto materiale janë më vlerë për ne”, tha ajo.

Prokurori Matt Halling tha se të gjithë janë të barabartë dhe nuk ka asnjë padrejtësi sa i takon kësaj çështje.

“Nuk i kemi as ne materialet, prandaj as mbrojtja materialet. Sidoqoftë ky dëshmitar për këtë dëshmitar është bërë e qartë që në 2022-shin që ka materiale relevante që nuk mund të nxirrën në këtë rast dhe dëshmitari në një pikë, në intervistën që ka dhënë për ZPS-në në 2022-ën ka lexuar një faqe të një ditari dhe kjo është një faqe ditari që nuk na e kanë dhënë as ne dhe nuk e kemi idenë se ku është ky material. Pra, e vetmja gjë që ka ndodhur ndryshe është ajo që ka ndodhur gjatë seancës përgatitore që keni parë në e-mail, mbrojtja e Veselit ka kërkuar që të diskutoj vetëm një fakt për të cilin i ka përdorur materialet dëshmitari për të rifreskuar kujtesën. Ka qenë thjeshtë data e një ndeshje futbolli në 1 gusht të 99-ës, pra për këtë ka dashur dëshmitari të rifreskoj kujtesën dhe ka bërë disa verifikime të vogla të materialeve sepse nuk mundej të ishte shumë i saktë për të dhënat”, tha tutje prokurori.

Halling tha se sa i takon asaj që do të thotë dëshmitari do ta kenë mundësinë që ta bëjnë sot pasi është ai dëshmitar që do të jetë sot në sallën e gjyqit.

Për këtë, kryegjyqtari Smith III tha se nëse gjatë kundërpyetjeve të mbrojtjes vlerësohet se është nevoja të rithirret ky dëshmitar, trupi gjykues do ta rishqyrtojë këtë kërkesë.

Ndërsa, për të diskutuar për një çështje tjetër, avokatja tjetër e Veselit Ann Rowan kërkoi që të kalohet në seancë private gjë e cila u aprovua nga trupi gjykues./Betimi për Drejtësi 

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika