Vrasja në Ferizaj, avokati Mujaj: Një polic i tillë më së paku i takon Policisë së Kosovës

Avokati Muhamet Mujaj, në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka thënë se shoqëria kosovare është në një krizë morale dhe edukative. Sipas tij, zyrtari policor i cili e kreu vrasjen, nuk i ka shfrytëzuar njohuritë që i takojnë një polici

Avokati Muhamet Mujaj

Në parkingun e një salle ahengjesh një person është vrarë më 16.08.2024, ndërsa deri më tani janë arrestuar dy persona të dyshuar.

I dyshuari kryesor për këtë vrasje është një zyrtar policor, i cili ishte dorëzuar në polici.

Avokati Muhamet Mujaj, në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka thënë se shoqëria kosovare është në një krizë morale dhe edukative. Sipas tij, zyrtari policor i cili e kreu vrasjen, nuk i ka shfrytëzuar njohuritë që i takojnë një polici.

“Shoqëria jonë është në krizë morale dhe edukative. Shohim shpesh raste të tilla me motive të ulëta. Prokuroria kishte arsyetuar kërkesën për paraburgim ku janë rrezikuar edhe persona të tjerë, vrasje e paskrupullt për hakmarrje me motive të ulëta. Ka pasur edhe raste tjera, nuk janë trajtuar me seriozitet nga ana e institucioneve. Konsideroj që një zyrtar i tillë policor, si dorasi… më së paku i ka taku Policisë së Kosovës, më së paku ka mësu në akademi për punën dhe përgjegjësinë. Policia konsiderohet një nga institucionet më të besueshme dhe më të afërt për qytetarin”, tha ai.

Dy personave të dyshuar tashmë i është caktuar masa e paraburgimit.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika