“Njolla gjaku e municion”, Russell tregon për operacionin e KFOR-it më 9 gusht 1999

Dëshmitari tha se kur filloi operacioni kanë pritur të mos gjenin asgjë për shkak se anëtarët e UÇK-së iu kishin thënë të kontrollonin por që nuk do të gjenin asgjë.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Steven Russell u pyet për një operacion të KFOR-it i cili kishte ndodhur më 9 gusht 1999 në Kosovë në një bujtinë që përdorej nga UÇK-ja.

“Me sa me kujtohet kur jemi futur në bodrum, në anën e djathtë ishte një vend ku ishte si një pjesë e ndarë një karrige dhe disa instrumente të mprehta. Kishte njolla gjaku në dysheme. Pra e gjitha ishte në një pjesë të izoluar në një qoshe. (njollat e gjakut me karrigen) të gjitha këto ishin afër njëra-tjetrës”, tha Russell duke shtuar se nuk dukej që ishte gjakderdhje e madhe dhe se dukej që ishte e “freskët”.

Dëshmitari tha se kur filloi operacioni kanë pritur të mos gjenin asgjë për shkak se anëtarët e UÇK-së iu kishin thënë të kontrollonin por që nuk do të gjenin asgjë.

“Kur filloi operacionin ne prisnim që të mos gjenim asgjë aty, na thanë kontrolloni çfarë të doni se nuk do gjeni asgjë dhe natyrisht ne në fakt gjetëm shumë aty”, tha Russell duke shtuar se ata nuk dhanë shpjegim për ato që u gjeten dhe se ushtarët amerikan kishin përshtypjen se anëtarët e UÇK-së po përpiqeshin të fitonin kohë.

Më pas dëshmitarit iu prezantua një raport i Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes ku thuhej se në operacionin në një fjetore ishin gjetur dhjetëra pistoleta, granata, pajisje shpërthyese  dhe qindra municion sekuestruara. Prokurori Halling tha se janë konfiskuar edhe uniforma të UÇK-së dhe dokumente të paligjshme.

Sipas dëshmitarit, në momentin e operacionit, tre posedues të kartave të ushtrisë jugosllave ishin të pranishëm; Adrian Mehmeti, Abdurrahman Ramadani dhe Shaqir Shaqiri janë gjetur aty.

Më pas dëshmitarit iu prezantuan dy dokumente të OSBE-së e që njëri prej tyre ishte një raport javor i 11-17 gushtit 1999 në të cilin thuhej se përplasjet e përditshme nuk kishin të ndalur në Gjilan pas bastisjes dhe kontrollit të fjetores të përdorur nga UÇK-ja dhe gjetjes se asaj që është përshkruar si dhomë e torturës dhe municioneve.

Sipas këtij dokumenti, trupat e KFOR-it ishin rrethuar nga një trupë e zemëruar dhe se vetëm nëntë prej 30 personave që janë synuar të arrestohen, janë arrestuar nga KFOR-i dhe të nesërmen janë organizuar protesta të tjera të shqiptarëve kundër paqeruajtësve në përpjekje për t’i liruar ata që mbaheshin të ndaluar.

Për këtë, Russell tha se ishin dhjetë persona të arrestuar. Ai tha se nuk i kujtohet asgjë konkret e kur u pyet se a kishte marrë masa UÇK-ja për krimet që i kishte zbuluar KFOR-i.

Pas kësaj, dëshmitarit iu prezantua një dokument që pretendohet se është lëshuar në komandanti i Policisë Ushtarake me emrin Fatmir Mehmeti në zonën Operative të Karadakut.

“E dinim që ishin të pakënaqur për bastisjet që kishin ndodhur”, tha Russell.

Sipas Halling, dokumenti përshkruan se sipas Mehmetit, KFOR-i kishte kryer operacione tek Policia Ushtarake dhe ushtarët kishin sjellje jo të duhura ndaj anëtarëve të UÇK-së të cilët gjendeshin në objekt,  kanë shkatërruar të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin.

Ai tha se në dokument, Mehmeti kishte shkruar se si rrjedhojë e kësaj situate erdhi një protestë e ushtarëve që iu bashkuan edhe qytetarët. Aty thuhet se u arrestuan dhjetë ushtarë të UÇK -së.

“Ky nuk ka qenë objekt zyrtar. Nuk ka pasur polici ushtarake të autorizuar. Nuk ka pas baraka të autorizuara e as pika grumbullimi dhe prandaj ne e mbyllem. Sa i takon sjelljes, policia ushtarake nën drejtimin e … që e drejtonte njësinë ushtarake ai sihte përgjegjës për bastisjen që u bë. Bënë kontrollin policor në të gjitha dhomat për të marrë dokumente dhe armë dhe gjeten disa syresh. Sa i  takon shkeljeve që përmenden këtu, nuk e di se çfarë kanë dashur të thonë këtu. Ne iu dhamë ujë të ndaluarve. Askush nuk humbi ndjenjat. Ne kishim marrë urdhër nga qendra e brigadës sonë që do të veprojmë sa më shpejtë në mënyrë që ta mbyllim ambientin dhe në fakt na zgjati më shumë se ç’duhet dhe për këtë ata nuk ishin të kënaqur. Por sidoqoftë ne vendosem që të lironim personat që ishin të ndaluar, iu dhamë ujë, ka qenë nxehtë, ishte gusht edhe të merrnin pak frymë këta persona i quam në hije dhe u treguam shumë njerëzor”, tha ai duke shtuar se ajo që thuhet aty nuk ishte e saktë.

Dëshmitarit iu kërkua që të shpjegonte rolin që ka pas KFOR-i amerikan për të ndjekur dhe hetuar penalisht krimet që kanë ndodhur gjatë periudhës përkatëse…

“Duhet të kuptoni, njësinë ushtarake të madhësisë që kishim ne dhe ne kishim shumë burime që jemi një vijë ndarëse në mes hetimit dhe … kishim edhe gjithashtu një lloj natyra standarde të funksionimit dhe gjithashtu kishim njësi të policisë ushtarake të cilët ishin trajnuar për çështje ligjore për policin dhe hetim dhe kishim gjithashtu edhe Shtabin ose departamentet e gjykatësve që kishin avokat të kualifikuar, të cilësuar në ushtri dhe këto ishin instanca të ndërlidhura. Përgjegjësia jonë në njësinë e këmbësorisë ishte që ndërkohë që do të haseshim në gjëra të një natyre më tepër policore do duhej që ne të përdorim burimet që kishim në dispozicion. Në forcat tona sa me kujtohet mua, ne kemi pasur një batalion të policisë ushtarake dhe kishim kompani që ishin caktuar për sektor të ndryshëm”, tha dëshmitari duke shtuar se kanë pasur shumë burime policore sa i takon kësaj periudhe.

Ai gjithashtu u pyet se gjatë hetimeve të KFOR-it amerikan a kishin bërë ata hetime të akuzave të për krime nga të gjitha palët në mënyrë të barabartë.

“Po. Ndërsa ne futeshim në zonën e funksionimit, pak ushtarë amerikanë, kishin pak njohuri të shqipes dhe të serbo-kroatishtes si gjuhë ose kulturave të këtyre vendeve. Kështu që ne i kemi parë gjërat ashtu siç i kemi parë në pamje të parë të ndodhive ose ngjarjeve dhe kemi vlerësuar nëse ato ishin të drejta ose të gabuara”, tha Russell.

Gjithashtu, Russell u pyet se udhëheqësit e UÇK -së a ia kishin referuar ndonjë hetim atij.

“Si oficer operacionesh i këmbësorisë, ata me njoftojnë në mënyrë të menjëhershme, për shembull në qoftë se do duhej të ndërmarrshin veprime sa i takon akteve të paligjshme sa i takon Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244. Ndërkohë që ne i dëgjonim fshatarët , i dëgjonim ish-zyrtarët ose personat të cilët thonin që donin të merrnin pozicione drejtuese, ne kemi dëgjuar ata, kemi dëgjuar mendimet e tyre ose njerëzit që kanë pasur ndikim mbi xhamitë ose kshat. Megjithatë, sa i takon bashkëpunimit me ish-institucionet ose për sa i takon aspekteve të paligjshme nuk ka qenë kështu”, tha Russell.

Konkretisht Russell u pyet se a kanë bërë hetime për krimet që pretendoheshin se janë kryer nga UÇK-ja, gjë të cilën e pohoi dëshmitari.

Nga qershori deri në shtator të 99-ës dëshmitari pohoi se i kujtohet se ka pas prani të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Kosovë, konkretisht të TPNJ-së./Betimi për Drejtësi 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika