“Bombardimet e NATO-s nuk ishin për paqe”, “Ndërhyrje në sovranitetin e Serbisë”; Dëshmia kontroverse e ushtarakut amerikan 

Një ish-oficer i forcave amerikane në KFOR, Steve Russell, po dëshmon sot në procesin gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Russell ka shërbyer kryesisht në zonën e Gjilanit dhe ka folur për disa pretendime për qendra ndalimi atje në vitin 1999. Por, mbrojtja ka sfiduar qëndrimet e tij për UÇK-në dhe NATO-n, pasi në dëshminë e tij me shkrim para Prokurorisë kishte dhënë deklarata të çuditshme për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Mbrojtja e Hashim Thaçit e ka pyetur për qëndrimet e tij se ai e ka parë ndërhyrjen e NATO-s si jo me qëllime paqësore dhe për më tepër rolin e Amerikës në luftën e Kosovës dhe ndërhyrjen ushtarake e shihte si marrje anë.

“Ne po shkonim aty për të zbatuar Rezolutën 1244 që ishte rezultat i ndërhyrjes në sovranitetin e Serbisë në emër të vuajtjes së shkaktuar në provincën e Kosovës dhe mendova që në këtë kontekst në po ndërhynim në sovranitetin e Serbisë për të zbutur vuajtjen e njerëzve në provincën e Kosovës, kështu do ta shpjegoja unë”, tha Russell kur u pyet për qëndrimin e tij si pozicioni i Amerikës në atë kohë ishte i anshëm.

Ai u pyet po ashtu për deklaratën e dhënë para prokurorisë ku kishte thënë se fushata ajrore e NATO-s nuk kishte qëllim paqeruajtës, por më shumë të impononte një rezultat.

“Nuk e di nëse është në procesverbal, por mendoj që është e vështirë për forcat ajrore të arrijnë në një përfundim apo të sjellin rezultat pa praninë në terren dhe mendoj që ka shumë histori për t’u mbështetur në këtë që po them”, u përgjigj ai.

Mbrojtja tha se pyetja kishte të bënte më shumë se rezultatin e jo më efikasitetin, por Russel tha se e kuptonte këtë më shumë nga aspekti ushtarak për të zgjidhur një çështje.

Pasi e sfidoi me këto qëndrime kontroverse, mbrojtja i lëshoi dëshmitarit fjalimin e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, kur kishin nisur bombardimet e NATO-s mbi Serbi dhe qëllimin e tyre paqësor dhe për të mbrojtur popullatën civile.

“A është kjo që tha presidenti Clinton në përputhje me njohuritë që kishit ju për arsyet që NATO ndërhyri?”, e pyeti avokatja dëshmitarin.

Në këtë rast, ai sikur ndryshoi qëndrimet e tij të dikurshme, duke shtuar për fjalimin e Clinton: “Besoj që kjo ka qenë ajo që e mendonim të gjithë ne”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika