Gazetari i Nacionales, Arbër Ramadani, për ashtu siç njihet tash e sa kohë “skandali i RTK-së”, për publikimin e lajmit të “Slobodna Bosna” ku u akuzuan gazeta Nacionale e Periskopi, pa asnjë fakt, thotë se që kur është mbajtur mbledhja e bordit të RTK-së, kanë kërkuar qasje në procesverbal.
Por, siç thotë Ramadani në “Five”, kjo nuk ndodhi, por që procesverbalin e siguruan nga burimet e tyre.
“Ne prej kur është mbajtur mbledhja e bordit të RTK-së kemi kërku qasje në procesverbal, për çka kemi të drejtë, sepse është fol për lajmin që është publiku kundër nesh, na është thënë që do të dërgohet me email sa të jetë gati, kanë shku më shumë se dy javë nuk na kanë dorëzu procesverbalin, por ne e kemi siguru nga burimet tona,” tha Ramadani.
Proces-verbali që tashmë është publikuar në gazetën Nacionale, sipas Ramadanit, ka disa pika kryesore, që drejtori i RTK-së, Rilind Gervalla, ka gënjyer në bord tri herë radhazi.
Po ashtu thotë se Gërvalla përdori AKI-në për “t’i qetësuar anëtarët e bordit”.
“Procesverbali i atyne që ëshët thënë në mbledhjen e bordit është I publikuar në nacionale, pikat kryesore po i theksoj janë se: Rilind Gërvalla, drejtori I RTK-së, ka gënjy në bord të paktën tri herë, ai ka thënë se ka info nga Institucionet e sigurisë, nga AKI-ja për median periskopi dhe nacionale për lajmin e Slobodna Bosnës, kur kanë insistu anëtarët e bordit përfshi edhe kryetarin Besnik Boletini se cili ëshët informacioni, ai nuk e ka dhënë se ku e ka marrë atë info, por e ka përdor AKI-në për me i qetësu kinse anëtarët e bordit për mos me u skandalizu, gënjeshtra tjetër është se nuk është përmend emri i periskopit e i nacionales në RTK, edhe Valjeta Kosumi që ëshët kryeredaktore e webit në RTK e ka thënë të njejtën gënjeshtër, por gjatë kohës sa ka qenë duke u mbajtë mbledhja e bordit kryetarit Besnik Boletinit dhe Zana Spahiut tash të dorëhequr, iu ka shku mesazhi prej IT-ve që lajmi është publiku me emrat e periskopit dhe nacionales por ndërkohë është heq,” shtoi gazetari.
E për ta shuar këtë skandal, Ramadani thotë se ëshët tentuar të manipulohen anëtarët e bordit.
“Pra, është tentu që në mbledhje të bordit të manipulohen e gënjehen anëtarët e bordit, në mënyrë që të shuhet skandali, por aty për aty është përgënjeshtru. E kemi një procesverbal ku Rilind Gërvalla nxihet aty duke gënjyer live në mbledhje të bordit,” tha Ramadani.