Kush janë UDB-ashët e përmendur nga Bajrush Xhemaili?

Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemaili në rrëfim në “Debat Plus

Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemajli, në një rrëfim në “Debat Plus” ka zbuluar emrat e UDB-ashëve shqiptarë që e torturuan.

Ai tregon se torturat ishin nga më të ndryshmet, kishin tortura me rrymë e me elektroshok, siç e përshkruan Xhemaili “të dukej që po të del zemra prej vendit”.

UDB-ashët e përmendur nga Bajrush Xhemaili janë “Adem Imeri, Bashkim Kursani, Lutfi Ajazi, Adem Ibrahimi (Goga), Halit Loku, Faruk Mehmeti, Muharrem Danaj, Xhavit Kuçi.”

Ai tregon se e kishin arrestuar në Prishtinë, dy persona të cilët me emra nuk i mban mend, por thotë se njëri ishte shqiptar e tjetri serb.

UDB-ashët që e kishin përcjellë për 1 vit, thotë se janë Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi.

“Më arrestuan në Prishtinë, hinën shpejt dy vetë me automat, një shqiptar e një serb, thanë që ti mos lëviz se pëson, emrat e këtyre nuk i mbaj mend, e kishim një fotokopjues krejt materialet që i kishim përgatit me e botu organin ‘Liria’ e panë që unë jam ai që kërkonin, i thirrën këta dy udbashët që mkan përcjellë 1 vjet, Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi. Këta dy kanë qenë kryesor se zakonisht kanë qenë dy që të përcillnin deri në fund Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi.”

Teksa thotë se Adem Imeri UDB-ash nga Shtimja i kishte thënë që e kishte lëshuar me vetëdije, “Adem Imeri ka qenë zëvendësshef i UDB-ës për Prishtinë.”

E torturën më të madhe thotë se ia bënin Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi, të cilët i përshkruan si të pashpirtë.

“Adem Imeri më ka torturu, por me krahasu me Bashkim Kursanin dhe Lutfi Ajazin, unë po them ata kanë qenë të pashpirt, sidomos Bashkim Kursani, se ka dikush edhe kur të rrahë djersitet, ai më hypke në shpinë e m’i mbajke këmbët e i thojke Lutës a u lodhe n’kofshe lodh hajde ndërrohemi, mizor deri në fund,” tha Xhemajli.

Gjatë rrëfimit të torturave, Xhemaili thotë se ishte shfaqur edhe Rrahman Morina, i cili ishte sekretar i komitetit krahinor, i cili i kishte thënë “ndëgjoj këta, puno me ta”.

E Mehmet Lumi thotë se ishte kryeshef i UDB-së në Prishtinë.

“Njejtën mënyrë ma patën bërë kur ka ardhë kryeshefi i udbës për Prishtinë, Mehmet Lumi, njëri bërtiti o ndalnu, nuk e njofsha e po më thotë ai Bajrush Xhemaili je, më ulën në karrigë e mur një përballë meje, that i për cka je këtu a bën me ditë, I thash jam për Republikën e Kosovës, po se Republikë than a gati e kem,” tha Xhemaili.

Por që Bashkim Kursanin e Lutfi Ajazin i përshkruan si më vulgarët.

“Bashkimi e Lutfia aq janë të pafytyrë e të poshtër sa i murën në gojë krejt familjet e të burgosurve, ata të bëjnë ty që ti me dyshu edhe në familjen tënde, gjuhë vulgare tepër e poshtër me të sha me krejt e me të shti përtoke tu të sha e tu të rre.”

“Ka qenë një Halit Loku i Kaçanikut, ton kohën sa mkan rrehë një natë një dy thojke o po më dhimbesh tu mbushke mendja që po i dhimbesh “o si djali jem je tu mu dhimtë”, dhunë psiqike,” shtoi Xhemaili.

Ndërsa tregon se “Elez Hoxha vëllau Sylë Hoxhës ka qenë gjykatës hetues, prokuror ka qenë Reshat Millaku, Ahmet Ahmeti gjykatës i Vitisë, 14 vjet m’i ka dhënë.”

“Ka qenë një Faruk Mehmeti (kryeshef i Mitrovicës) kur më patën marrë e që nuk kishin argumente, ka qenë mizor, por mua nuk më zgjati shumë, ka qenë Muharrem Danaj, udbash, Xhavit Kuçi udbash,” rrëfej Bajrush Xhemaili.

 

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika