Në Leposaviq, një grua është sulmuar nga një burrë.
Ankuesja e ka raportuar rastin në polici duke njoftuar se rasti ka ndodhur më 10 gusht.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.