Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka raportuar se me 12 gusht është dhunuar nga i dyshuari mashkull.
Në raportin ditor bëhet e ditur se gruaja është dërguar në ekzaminim mjekësor.
Rasti është duke u hetuar. Dhe nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.
“Ferizaj /12.08.2024-18:00. Më 19.08.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se në datën e cekur i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në egazminim mjekësor. Rasti duke u hetuar’, thuhet në raport ditor.