Atiq njofton se janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë të ditur se janë larguar grilat që rrethojnë objektin e kësaj komune.

Atiq, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është bërë pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë është përmirësuar në mënyrë të dukshme.

“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka shkruar Atiq në Facebook.

Sipas Atiqit, nuk “duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika