Zyrtari i NATO-s: Vendimet për urën e Ibrit të merren përmes dialogut dhe të koordinuara

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge, pas një takimi me presidenten, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë e marrjes së vendimeve për urën e Ibrit përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka komentuar edhe çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Ruge ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe koordinimit në marrjen e vendimeve për çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër.

“NATO-ja është krenare që ka ofruar mjedis të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet. Sot me presidenten Vjosa Osmani kemi bërë një bilanc të asaj që është arritur. Në urën mbi Ibër, nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar”, ka thënë Ruge X.

Osmani ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për rolin e vazhdueshëm të NATO-s në vend.

“Sot, në takim mendihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge ritheksova mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika