Tre ministra në veri, asnjëri nuk e tregon datën e hapjes së urës së Ibrit

Tre ministra të Qeverisë së Kosovës sot kanë vizituar Mitrovicën Veriore. Asnjëri nga ta nuk tregoi datën e hapjes së urës së Ibrit ndonëse thonë se kjo do të bëhet. Madje njëri nga ta, vlerësoi se kishte diçka më të rëndësishme sot për të

Qetësinë e kafes që po e pinin në sheshin e Mitrovicës Veriore, ua prishi lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq.

Për këtë madje edhe u arrestua.

Bëhet fjalë për vizitën e tre ministrave të Qeverisë Kurti në veri të Kosovës.

Të zakonshmëve atje, ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla e atij të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot iu bashkua edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Rrugëtimi i tyre në Mitrovicën Veriore nuk përfundoi vetëm me kafe, pasi ata ishin të pranishëm si spektatorë edhe gjatë largimit të murit të hekurt në oborrin e Komunës së Mitrovicës Veriore.

“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve”, ka shkruar Kryetari i kësaj komune, Erden Atiq pas largimit të tyre.

Vizita e tyre vazhdoi edhe në Mitrovicën Jugore, por gjithsesi interesimi ishte në pyetjen se kur do të hapet Ura e Ibrit.

Por, me ironi për këtë u përgjigj ministri Krasniqi, që sot për të kishte diçka më të rëndësishme.

“Ishim te kjo ëmbëltorja, kishte akullore shumë të mirë, kështu që kjo është e rëndësishme sot”, ka deklaruar Krasniqi.

Pak më e qartë për urën e Ibrit u tregua Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e thotë se mendimin e qëndrimin për urën e kanë të pandryshuar.

“Nuk kam pasur mundësi që të diskutoj për këtë çështje, ka pasur shumë tema të tjera që kemi diskutuar. Për këtë temë pati deklarim dje Kurti, Svecla ka pasur dhe ka pasur në vazhdimësi nga qeveria e cila ka njoftuar opinionin publik, prisni gjithcka do jetë transparente..”, ka deklaruar Haxhiu.

Hapja e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve është bërë temë diskutimi në Kosovë dhe jo vetëm tash e tri javë. Qeveria duket e prerë se hapja e saj do të ndodhë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të SHBA-së e BE-së që kjo të mos ndodh aktualisht.

Kryeministri Kurti tha se nuk do t’i befasojnë aleatët por as nuk do të presin pafundësisht.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika