Konvertimi i patentë shoferëve, Camaj: Mbi 6 mijë qytetarë serbë kanë aplikuar, procesi ka shkuar mirë

FOTO:REL

Afro 6043 qytetarë nga komuniteti serb kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patentë shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj.

Camaj ka thënë se procesi i konvertimit përfundon të premten dhe se qytetarët serbë kanë mundësi ta shfrytëzojnë këtë mundësi, në mënyrë që t’i ikin gjobave nga policia.

Ai ka thënë se konvertimin mund ta bëjnë edhe qytetarët të cilët e kanë të konfiskuar patentë shoferin.

“Procedurat kanë shkuar mirë, rreth 6043 qytetarë serbë i kanë konvertuar patentë shoferët nga ilegalë në atë të Republikës së Kosovës dhe procesi përfundon edhe tri ditë. Procedurat kanë qenë të lehtësuara, veçse është dashur ta ketë patentë shoferin e strukturave ilegale dhe të ketë letërnjoftim të Republikës së Kosovës, më pastaj ka vazhduar procesi deri në pajisjen me atë të Republikës së Kosovës. Edhe ata qytetarë të cilët e kanë pasur të konfiskuar patentin e konfiskuar nga policia, iu është mundësuar të shkojnë dhe të paraqiten në qendër dhe të aplikojnë për të Kosovës. Ne i kemi të gjitha veprimet që serbët në veri të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të pajisen me dokumente dhe me të gjitha të drejtat e tyre që u takon. Si Agjenci e Regjistrimit Civil i kemi ofruar të gjitha shërbimet nëpër komuna në një vend”, ka thënë Camaj.

Ndonëse e pranon se ka qenë sfidues ky proces, Camaj ka falënderuar kryetarët e komunave për ndihmën e dhënë.

“Po ka qenë një sfidë, por ka qenë një bashkëpunim i mirë me kryetarë të komunave dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe shërbimet tani ofrohen në atë pjesë dhe janë shërbime të shpejta dhe shumë cilësore”, u shpreh Camaj./EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika