Ushtria e Ukrainës tha të mërkurën se goditi një sistem raketash antiajrore S-300 me bazë në rajonin jugor të Rostovit të Rusisë gjatë natës.
Shtabi i Përgjithshëm i Kievit tha se sulmi ndodhi pranë vendbanimit Novoshakhtinsk dhe se S-300 ishin përdorur për të sulmuar infrastrukturën civile në Ukrainë.
“Shpërthime janë vërejtur në pika të caktuara të synimeve”, tha Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë, raporton Reuters.
“Saktësia e goditjes po vlerësohet”, u tha tutje.
Guvernatori i Rostovit, Vasily Golubev, tha se forcat e mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar një raketë të lëshuar nga Ukraina mbi rajonin e tij, por ministria ruse e mbrojtjes nuk e përmendi incidentin në deklaratën e saj të përditshme mbi armët ajrore të shkatërruara.