Vrasja në Prishtinë, policia tregon se çfarë gjeti në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e mbrëmshme në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë, ku një grua dyshohet të ketë vrarë kunatin e saj.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha.

Po ashtu është sekuestruar pistoleta me të cilën dyshohet se është kryer vrasja dhe një karikator me 3 fishekë.

Gjatë kontrollit thuhet se janë gjetur edhe 27 fishekë.

“Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar, si dhe janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndryshe, mbrëmë, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se e dyshuara është vetëdorëzuar. 

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika