Një person ka vdekur të hënën në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda të marra pasi kishte rënë në një pusetë të hapur në Prishtinë më 9 gusht.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.
Në konsultim me prokurorin rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse” dhe hetimet vazhdojnë.
“Më 19.08.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 09.08.2024. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.