Tre të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Bosnje e Hercegovinë

Tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi një sulmues ka shtënë në drejtim të tyre në një shkollë në Sanski Most të Bosnje e Hercegovinës

Pamje nga vendi i ngjarjes

Mehmed Vukaliq, një punëtor teknik në gjimnazin Sanski Most në Bosnjë-Hercegovinë, raportohet se ka vrarë drejtorin e shkollës, Nijaz Haliloviq, mësuesen e anglishtes, Gordana Nigjan dhe sekretaren Nisveta Kljuniq në ndërtesën e shkollës të mërkurën [sot].

Sipas policisë, sulmuesi tentoi të bënte vetëvrasje, por u plagos rëndë dhe u transferua në Qendrën Klnike Universitare në Banja Llukë.

“Pacienti është i vetëdijshëm. Aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat diagnostike dhe është planifikuar një operacion”, thuhet në deklaratë, raportojnë mediat boshnjake.

Sulmuesi i dyshuar është punëtor i një shkolle të mesme në Sanski Most.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika