Refuzuan betimin, Haxhiu emëron 16 noterë të rinj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka emëruar 16 noterë të rinj, për të zëvendësuar ata që kanë refuzuar ose nuk kanë dhënë betimin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka emëruar 16 noterë të rinj, për të plotësuar mungesat e krijuara pas refuzimit ose mosdhënies së betimit nga 16 noterë të emëruar më parë.

Siç thuhet në njoftim, ky hap vjen në përputhje me Konkursin Publik për zgjedhjen e 100 noterëve në tërë territorin e Kosovës, ku deri tani janë emëruar gjithsej 84 noterë që tashmë kanë dhënë betimin në përputhje me Ligjin për Noterinë.

“Në përputhje me Konkursin Publik për zgjedhjen e 100 noterë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, Ministrja Haxhiu ka emëruar 84 noterë të cilët tashmë e kanë dhënë betimin në përputhje me Ligjin për Noterinë.

Ndërsa për shkak të refuzimit ose mosdhënies së betimit të 16 noterëve të emëruar, Ministrja Haxhiu në vend të tyre ka emëruar 16 noterë të rinj. Vendimet për emërimin e noterëve do të publikohen në webfaqen zyrtare të Ministrisë”,  thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika